Ndërlidhjet

2014 është synim, jo afat për bartjen e sigurisë tek afganët



Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se viti 2014, si datë për dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane në vendin e tyre, është synim e jo afat i fundit.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhef Morell tha se afganët mund të mos jenë në gjendje t'a kontrollojnë territorin e tyre deri në vitin 2014.

Ai tha se mund të ketë nevojë që disa forca amerikane të mbeten në Afganistan.

Presidenti Barak Obama dhe udhëheqësit e NATO-s pritet ta mbështesin afatin e vitit 2014 në samitin e fundjavës në Lisbonë.
XS
SM
MD
LG