Ndërlidhjet

Moska zbut tonin për trafikantin But



Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Rusia vetëm dëshiron të shohë drejtësi në rastin e trafikantit të dyshuar të armëve Viktor But, i cili ndodhet në paraburgim në SHBA pas ekstradimit nga Tajlanda.

Në atë që u cilësua si zbutje e tonit të Moskës lidhur me rastin, Lavrov tha se qeveria e Rusisë nuk pohon se But nuk ka kryer akte të paligjshme, por se Moska dëshiron të shohë gjykim të drejtë lidhur me akuzat.

Më herët, këshilltari i presidentit Medvedev, Sergei Prihodko, tha se autoritetet ruse nuk fshehin “sekrete ushtarake” në lidhje me të akuzuarin But.
XS
SM
MD
LG