Ndërlidhjet

Komiteti i KB akuzon Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut



Një komitet i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar Iranin për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Rezoluta në Komitetin për të Drejtat e Njeriut u sponsorizua nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe vendet tjera Perëndimore.

Gjatë votimit, 80 vende votuan për rezolutën, 44 ishin kundër dhe 57 abstenuan.

Rezoluta shpreh “shqetësime të thella për shkeljet aktuale të të drejtave të njeriut” në Iran, përfshirë torturën, gjymtimet, ekzekutimin me gurë, si dhe “pabarazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave”.

Rezoluta gjithashtu shpreh “shqetësim të veçantë” për mos hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut pas rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.

Përfaqësuesi i Iranit, Ali Larixhani, e dënoi rezolutën si hap të panevojshëm dhe të padrejtë të orkestruar nga SHBA-të.
XS
SM
MD
LG