Ndërlidhjet

logo-print

Irlanda diskuton paketën financiare



Irlanda po zhvillon bisedime me organizatat ndërkombëtare për paketën e mundshme të ndihmës financiare.

Misioni nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe Banka Qendrore Evropiane ndodhet në Dublin për ta vlerësuar gjendjen financiare të vendit të zhytur në borxhe, dhe mundësitë për paketën e shpëtimit.

Shefi i Bankës Qendrore të Irlandës, Patrik Honohan, tha dje se mund të duhen dhjetra miliardë euro.

Gjashtë muaj më parë, Greqia u dakordua për paketën financiare prej 110 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG