Ndërlidhjet

Ban: Ka 'Dallime të thella' në konfliktin qipriot



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun tha se ka “dallime serioze” ndërmjet udhëheqësve turk dhe grek të Qipros për mënyrën e ribashkimit të ujdhesës së ndarë.

Ban u takua në Nju Jork me presidentin Demetrios Kristofias, drejtues i qeverisë së qipros greke, dhe liderin e pjesës turke, Dervish Erogllu.

Ujdhesa e Qipros u nda në vitin 1974 gjatë invazionit të Turqisë, pas një grusht shteti të inspiruar në Greqi.

Konflikti i pazgjidhur i ka vështirësuar përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG