Ndërlidhjet

Krasniqi: Jo Kosova, por Serbia ka penguar kontaktet mes shteteve



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, tha se Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike dhe se Serbia, e jo Kosova, ka qenë faktori që ka penguar kontaktet midis dy shteteve.

Dje ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, po e vonojnë procesin e bisedimeve midis dy palëve.

Lidhur me rolin lehtësues të faktorëve ndërkombëtarë në këto bisedime të mundshme, Krasniqi tha se i takon Bashkimit Evropian t’i lehtësojë këto bisedime, por përvoja e ka dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara.

Krasniqi i bëri këto komente pas takimit në Prishtinë me Davor Vidish, nga Ministria e Jashtme e Kroacisë.
XS
SM
MD
LG