Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot me certifikimin e 29 subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
Zyrtarët e Zyrës se Regjistrimit të partive politike thanë se të gjitha subjektet politike, i kanë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje.
Prej 29 subjekteve politike, 7 i përkasin shqiptarëve, 8 janë nga radhët e serbëve, 4 subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga komunitetet e tjera.