Ndërlidhjet

Lisbonë: Presidenti Obama arriti në samitin e NATO-s


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur në Lisbonë, për të marrë pjesë në samitin dyditësh të NATO-s, i cili pritet të fokusohet në planin kohor për reduktimin e numrit të trupave të jashtme në Afganistan.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle El Pais, zoti Obama u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s, për ta “riafirmuar angazhimin e tyre për lehtësimin e tranzicionit të qëndrueshëm” në Afganistan.

Mëtutje ai theksoi se Shtetet e Bashkuara presin që NATO-ja të premtoj më tepër instruktorë për forcat afgane dhe për të shprehur “mbështetjen afatgjate” për Afganistanin.

Raportohet se liderët e aleancës veri-atlantike pritet që ta mbështesin propozimin e presidentit afgan, Hamid Karzai, që forcat e Afganistanit të synojnë ta marrin përgjegjësinë udhëheqëse për siguri në këtë vend, aty kah fundi i vitit 2014.
XS
SM
MD
LG