Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Hashim Rexhepi lirohet, por mbetet nën hetime


Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka liruar ish-Guvernatorin e Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, nga paraburgimi, por i ka caktuar një numër të masave kufizuese si alternativë e paraburgimit.

Zoti Rexhepi ka paguar shumën prej 20,000 eurosh si dorëzani për lirimin e tij me kusht.

Lajmin e bën të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Në një njoftim për mediat, thuhet se Rexhepi vazhdon të jetë nën hetime dhe akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, shpëlarje parash, shmangie tatimi dhe marrje të mitos.

Në njoftim thuhet se “gjykatësi i ka caktuar një numër masash kufizuese të pandehurit”, përfshirë, mes tjerash, edhe ndalesën për t’iu afruar objekteve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit.
XS
SM
MD
LG