Ndërlidhjet

Austri: Gjykata synon dëgjimin e Kadirovit lidhur me një vrasje


Një gjykatë asutriake njoftoi sot se dëshiron ta marrë në pyetje presidentin e Çeçenisë, Ramzan Kadirov, nëpërmjet të një video konference, lidhur me vrasjen e disidentit çeçen, Umar Israilov, në Vjenë.

Israilov, ish pjesëtar i shërbimeve të sigurisë së presidentit Kadirov, që kishte ikur dhe kërkuar azil në Austri, ishte vrarë në Vjenë në janar të vitit 2009.

Për këtë rast policia austriake kishte thënë se një përpjekje për rrëmbim përfundoi tragjikisht.

Për këtë rast, aktualisht, tre vetë janë në gjyq në Austri, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasje.

Por, besohet se njeriu, i cili e vrau Israilovin, ende është në liri.

Policia austriake ka dyshime se Kadirovi vetë ka dhënë urdhër për rrëmbimin e Israilovit, por thotë se i mungojnë provat për ta akuzuar atë
XS
SM
MD
LG