Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arrestohen tetë të dyshuar për trafikim të njerëzve


Policia e Kosovës njoftoi sot se e ka shkatërruar një unazë trafikimi dhe ka arrestuar tetë persona të dyshuar për trafikim të njerëzve, kryesisht të vajzave të mitura.

Gjatë ndërhyrjes së sotme, më se 30 policë kanë bërë kërkime shtëpi për shtëpi dhe në një kazino, në pjesën jugore të Kosovës, duke arrestuar tetë të dyshuar dhe katër femra, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton AFP nga Prishtina.

Femrat, tri prej të cilave ishin të moshës 15 dhe 16 vjeçare, më vonë janë liruar.
XS
SM
MD
LG