Ndërlidhjet

Vatikani me rregullore të re kundër abuzimit të fëmijëve



Vatikani po përgatit një udhërrëfyes të ri për priftërinjtë katolikë, i cili fokusohet në mënyrat për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve nga njerëzit e kishës.

Kardinali Uilliam Levada, që drejton zyrën që merret me abuzimet seksuale, informoi rreth 150 kardinalë rreth rregullores së re.

Dokumenti përmban rekomandime për parandalimin dhe hetimin më të mirë të kandidaturave për priftërinj si dhe nevojën e bashkëpunimit mes drejtuesve të kishës dhe autoriteteve civile.

Viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë katolikë mbajtën të premten një protestë në Romë. Ata pohojnë se Vatikani nuk ka bërë sa duhet për t'i mbrojtur viktimat.
XS
SM
MD
LG