Ndërlidhjet

Pilotët serbë mbrojnë kolegun, fajësojnë Indinë



Shoqata e pilotëve serbë ka hedhur poshtë akuzat se piloti ishte fajtor për rrëzimin e një aeroplani të Air India në muajin maj, ku humbën jetën 158 persona. Shoqata theksoi se lodhja e pilotit, e shkaktuar nga kushtet e rënda të punës në Indi, ishte përgjegjëse për aksidentin.

Hetuesit e rastit arritën në përfundimin se piloti serb Zllatko Glushica ishte në gjumë thuajse gjatë gjysmës së fluturimit nga Dubai në Mangalore. Gjatë uljes, si pasojë e përgjumjes, ai e përplasi aeroplanin në një kodër.

Pilotët serbë thanë se Gllushica nuk duhet viktimizuar, por përgjegjësinë duhet ta marrin ata që realisht i çuan 158 veta drejt vdekjes.
XS
SM
MD
LG