Drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thanë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit, që do të mbahen të dielën më 21 nëntor.
Në një njoftimin për media të KQZ-së, bëhet e ditur se të drejtë vote në këtë komunë kanë 49.272 qytetar dhe për ta do të hapen 34 qendra votimi dhe 71 vendvotime.