Ndërlidhjet

De Marnak në Beograd për rendin në veri të Kosovës



Shefi i EULEX-it, Xavier De Marnak do të vizitojë Beogradin në fillim të javës së ardhshme. Kjo është vizita e parë e De Marnakut që nga ardhja në krye të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Burimet pranë EULEX-it njoftojnë se De Marnak do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë serbe. Zbatimi i ligjit në veri të Kosovës do të jetë një nga temat kryesore të takimeve.
XS
SM
MD
LG