Ndërlidhjet

Policia e Kosovës dëbon Artemijen


Kishë në Mitrovicë
Kishë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka mundësuar nxjerrjen jashtë një manastiri në komunën e Zubin-Potokut të ish-peshkopit Artemije, i cili është larguar nga detyra nga autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, sqaroi për Radion Evropa e Lirë, se operacioni i policisë për largimin nga manastiri është bërë me kërkesë të prokurorit të Mitrovicës dhe prokurorit përkatës të EULEX-it, vetëm pas thirrjes për ndihmë nga Kisha Ortodokse Serbe.

Sipas Hotit, ndaj një prej mbështetësve të Artemijes, i cili ka bërë rezistencë ndaj kërkesës së policisë, janë nisur procedurat ligjore për mosbindje ndaj autoriteteve policore dhe mosrespektim të autoriteteve në detyrë.

“Ndaj Artemijes është aplikuar vendimi për dëbim jashtë territorit të Kosovës. E gjithë kjo ka ngjarë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, derisa Artemije rezulton të jetë përzënë nga Kosova përmes pikës kufitare në Zubin-Potok në orën 5 të mëngjesit të sotëm”
, konfirmoi Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Burimet e Kishës Serbe njoftojnë se Artemije dhe mbështetësit e tij do të përballen me drejtësinë në Serbi. Sipas KOS-it, Artemije ka pasur mbështetjen e rreth 40 priftërinjve dhe rreth dhjetë qytetarëve.

Të njëjtat burime pohuan se nuk ka pasur shqiptarë në mesin e policëve të përfshirë në operacion, ashtu siç nuk ka pasur as përfaqësues të EULEX-it.
Largimi i Artemijes nga Kisha Ortodokse Serbe ka të bëjë me ndarjet brenda vetë kësaj kishe.(a.k)
XS
SM
MD
LG