Ndërlidhjet

NATO-ja me strategji dalëse nga Afganistani



NATO-ja ka premtuar t'i dorëzojë forcave afgane përgjegjësitë për çështjet e sigurisë deri në fund të vitit 2014, por ka theksuar se nuk do t'i braktisë afganët në luftën kundër talibanëve.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe udhëheqës nga 48 shtete që marrin pjesë në koalicionin në Afganistan po diskutojnë në Lisbonë strategjinë dalëse nga ky vend. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se fillimi i kalimit të përgjegjësive do të nisë nga viti i ardhshëm.

"Lufta kundër terrorizmit në Afganistan ka rëndësi strategjike globale. Suksesi ka rëndësi për popullin afgan po aq sa ka dhe për ne" tha Rasmusen, duke theksuar se Afganistani nuk do të braktiset.
XS
SM
MD
LG