Ndërlidhjet

NATO: Në 2014 përgjegjësia për siguri i kalohet Afganistanit


NATO-ja është pajtuar që siguria në Afganistan t’i kalohet qeverisë së këtij shteti, deri në fund të vitit 2014, por ka premtuar se nuk do ta lërë vetëm këtë vend në luftën e tij kundër Talibanëve.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, këtë vendim e ka shpallur në samitin e NATO-s në Lisbonë të Portugalisë, që përfundoi dje.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe 48 vendet që po luftojnë në Afganistan, kanë mbajtur bisedime për ta harmonizuar strategjinë dalëse të NATO-s nga Afganistani.

Zoti Rasmusen tha se aleanca, gjatë vitit të ardhshëm, do ta filloj transferin e një pjese të autoritetit te forcat e Afganistanit.

Megjithatë, ai theksoi se NATO-ja do ta mbajë praninë ushtarake në Afganistan, pas tranzicionit, për të mos lejuar që ky vend të kthehet përsëri në kaos.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar dje, NATO-ja do të vazhdoj mbështetjen ajrore, trajnuese, këshillimore dhe logjistike, për forcat e armatosura afgane, edhe pas vitit 2014.

Presidenti Karzai tha se besonte se kalimi i sigurisë do të jetë i suksesshëm dhe ka lavdëruar “përkushtimin e fuqishëm” të bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG