Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Femrat të martohen në moshë më të re


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka kërkuar nga vajzat, që të martohen në moshën 16-vjeçare.

Gazeta Jam-e Jam, e kontrolluar nga shteti, sot ka raportuar se presidenti e ka kritikuar moshën mestare të martesës prej 24 e deri në 26 vjet, për të cilën ka thënë se është moshë e vjetër.

Zoti Ahmadinexhad, një kohë të gjatë ka kërkuar shtimin e popullatës së Iranit, duke e refuzuar planifikimin e familjes, që sipas tij, është import nga Perëndimi.

Kritikët thonë se një politikë e këtillë mund ta përkeqësoj shkallën aktuale të papunësisë në Iran, e cila zyrtarisht është 9%.
XS
SM
MD
LG