Ndërlidhjet

logo-print

Jerusalem: Izraelitët protestojnë kundër propozimit amerikan


Mijëra kolonë hebrenjsh sot e kanë mbajtur një demonstratë masive para Zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, në shenjë proteste kundër propozimit të ri të Shteteve të Bashkuara, për ndaljen e përkohshme të ndërtimit të vendbanimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë propozuar një ndalje 90 ditëshe të ndërtimit në Bregun Perëndimor, në shkëmbim për përfitime politike dhe ushtarake.

Propozimi është bërë si pjesë e përpjekjeve amerikane për ripërtritjen e bisedimeve paqësore izraelito – palestineze, që tash e tri javë janë ndalur, pasi në fund të muajit shtator, skadoi afati i një moratoriumi izraelit për ndërtim.

Izraeli ende zyrtarisht nuk i është përgjigjur ofertës amerikane.

Zyrtarët thonë se protesta e sotme mblodhi mijëra persona, shumica prej tyre kolonë të rinjë.
XS
SM
MD
LG