Ndërlidhjet

Afganistan: NATO-ja thotë se nga bomba u vranë tre civilë


NATO-ja thotë se tre civilë afganë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur seriozisht, nga shpërthimi i një bombe në provincën jugore, Kandahar.

Sipas NATO-s, të plagosurit janë marrë nga forcat e aleancës dhe janë vendosur në një spitalë ushtarak në atë hapësirë.

Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm.

Por, sulmi i mbanë shenjat e militantëve talibanë, që mbështeten shumë në përdorimin e bombave të këtilla, që eksplodojnë buzë rrugëve.

Afro 30 agjenci humanitare ndërkombëtare, që punojnë në Afganistan, kanë kërkuar nga palët ndërluftuese, që të bëjnë më tepër për t’i mbrojtur civilët afganë.

Statistika e Kombeve të Bashkuara thotë se këtë vit në Afganistan janë vrarë më së shumti civilë, prej fundit të vitit 2001, kur u përmbys regjimi taliban.
XS
SM
MD
LG