Ndërlidhjet

Irlandë: Kërkohet mbështetje ndërkombëtare për kredi


Ministri i financave i Irlandës, Brian Lenihan, shpalli sot se ky vend synon ndihmë financiare, për ekonominë e saj me probleme, nga kreditorët ndërkombëtarë.

Kjo lëvizje u bë pas disa javësh të spekulimeve lidhur me nevojat e Irlandës për ndihmë, me qëllim që t’i rregulloj borxhet e saj. Poashtu, ka pasur presione në rritje nga vendet e tjera në zonën e monedhës së përbashkët euro, liderët e të cilave kanë frikë se kriza irlandeze do ta dëmtoj euron.

Zyrtarët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian ishin në Irlandë prej të enjtes për të diskutuar marrëveshjen për ndihmën e bankave irlandeze, që fuqishëm ishin mbështetur nga fondet shtetërore gjatë krizës financiare globale.
XS
SM
MD
LG