Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan, gjashtë të vrarë


Zyrtarë të inteligjencës së Pakistanit, thonë se aeroplani i dyshuar amerikan pa ekuipazh, sot ka hedhur raketa në një shtëpi në Pakistanin veri-perëndimor, duke vrarë së paku gjashtë persona.

AP raporton se zyrtarët kanë thënë se sulmi ndodhi në fshatin Khaddi në Vaziristanin Verior, që ndodhet afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thonë se tre nga të vrarët ishin militantë, ndërsa të tjerët ishin banorë lokalë, që i strehonin ata.

Këty zartarë folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar për të biseduar me media.

Shtetet e Bashkuara refuzojnë për të pranuar publikisht se ndërmarrin sulme me aeroplana pa ekuipazh në Pakistan, por zyrtarët privatisht kanë thënë se në mesin e të vrarëve nga sulmet ishin disa militantë të lartë të al-Kaidës dhe të talibanëve.
XS
SM
MD
LG