Ndërlidhjet

Tokio: Ministri dorëhiqet për një shaka



Ministri i Drejtësisë i Japonisë ka dhënë dorëheqje pasi kishte bërë një shaka.

Minoru Janagida i ka thënë parlamentit se si ministër i drejtësisë, atij i duhen t’i mbajë në mend vetëm dy fjali kur pyetet nga ligjvënësit.

Fjalia e parë që e shqiptoi ish ministri ishte “Nuk e komentoj rastin specifik”, ndërsa fjalia e dytë “Ne po e trajtojmë çështjen në mënyrë të duhur bazuar në ligjin dhe provat”.

Komentet e tij nxitën stuhi kritikash nga ligjvënësit, të cilët kërkuan të largohet nga posti.
XS
SM
MD
LG