Ndërlidhjet

logo-print

Fëmijët janë të sigurtë në Kabul, thotë zyrtari i NATO-s



I dërguar i NATO-s tha se fëmijët në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë më të sigurtë sesa do të ishin në Londër, Nju Jork apo shumë qytete tjera.

Mark Seduill tha se shumica e fëmijëve afganë, madje në vendet si bastioni i talibanëve Kandahar, e kanë përditshmërinë e sigurtë.

Sidoqoftë, një raport i UNICEF-it tha se Afganistani është ndër vendet më të rrezikshme për fëmijët.

Sipas Reuters, gjithsejt 74 fëmijë u vranë në gjysmën e parë të këtij viti nga bombat e improvizuara apo sulmet vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG