Ndërlidhjet

Gjykim i parë piratëve pas 400 vjetëve në Gjermani



Sot në Gjermani filloi gjykimi i parë i piratëve në afro 400 vitet e fundit. Dhjetë somalezë akuzohen për përpjekje të rrëmbimit të një anije transportuese gjermane në muajin prill.

Piratët u dorëzuan në Gjermani nga forcat detare holandeze, të cilat ndodheshin në anije. Ekuipazhi i shpëtoi kapjes duke u fshehur në të ashtuquajturën "dhomë e panikut".

Banda somaleze përballet me dënimin maksimal deri në 15 vjet burg.

Aktualisht rreth 23 anije dhe 500 anëtarë të ekuipazhit ndodhen në duart e piratëve.
XS
SM
MD
LG