Ndërlidhjet

Gjermani: Nazisti i dyshuar vdiq para procesit gjyqësor


Një gjykatë në Gjermani ka njoftuar se i dyshuari nazist, Samuel Kunz, personi i tretë më i kërkuar në botë, ka vdekur para se të fillonte procesi gjyqësor.

Gjykata shtetërore në Bon, nëpërmjet të një deklarate, tha se nazisti i dyshuar, 89 vjeçar, vdiq më 18 nëntor.

Ai ishte i akzuar për involvim në gjithë procesin e vrasjes së hebrenjëve në kampin e vdekjes në Belzec: prej marrjes së viktimave nga trenat, dërgimi i tyre në dhomat e gazit dhe hedhja e kufomave në varrezën masive.

Data e fillimit të procesit gjyqësor nuk ishte përcaktuar.

Efraim Zuroff, hulumtues i lartë i nazistëve në qendrën Simon Vizental, tha se është “shumë i frustruar” që i dyshuari Kunz vdiq para procesit gjyqësor.

Por, ai theksoi se është e rëndësishme që Samuel Kunc ishte i akuzuar.

Efraim Zuroff theksoi se “së paku një masë e vogël e drejtësisë është arritur”.
XS
SM
MD
LG