Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania mbyll kupolën e Rajhstagut për shkaqe sigurie


Parlamenti i Gjermanisë ka thënë se do ta mbyllë kupolën e ndërtesës së Rajhstagut, për shkaqe sigurie.

Zëdhënësja e parlamentit, Birget Landskron, thotë se ky lokacion turistik, do të jetë i mbyllur deri në një njoftim të mëvonshëm.

Zonja Landskron ka thënë se “ky vendim ka të bëjë me situatën e sigurisë”, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

Vendimi pason shkrimet në revistën Der Spiegel gjatë kësaj fundjave, për sulmet e mundshme të Al-Qaedas mbi ndërtesën e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG