Ndërlidhjet

A përdoret buxheti për fushatë?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Gjatë fushatave elektorale, mjetet e buxhetit të Kosovës, shfrytëzohen për partitë politike, e sidomos për subjektet që janë në pushtet, thonë ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Agim Shahini thotë se kjo dukuri është bërë tradicionale në Kosovë, pasi sipas tij, edhe qeveritë e kaluara dhe kjo në dorëheqje, buxhetin e kanë përdorur për fushatë elektorale.

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, mirëpo aktivitete e partive politike kanë filluar qysh para datës zyrtare.

Shahini vlerëson se do të ishte e ndershme, që partitë politike t’u ikin shpenzimeve të buxhetit, që paratë e taksapaguesve kosovarë mos të përdoren për interesa partiake, por të dedikohen për shpenzime publike.
Prandaj, do të ishte e ndershme që partitë politike gjatë fushatës t’i përdorin veturat jozyrtare, t’i përdorin paratë e partive të veta...


“Prandaj, do të ishte e ndershme që partitë politike gjatë fushatës t’i përdorin veturat jozyrtare, t’i përdorin paratë e partive të veta, të cilat kanë pasur mundësi që gjatë gjithë kohës të mbushin buxhetin e partive dhe në këtë formë, së paku të promovojnë një demokraci dhe të promovojnë se paratë e taksapaguesve shpenzohen vetëm për të mira publike”
, vlerëson Shahini.

Edhe Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, pohon se sikurse viteve të kaluara, edhe kësaj radhe, instituti ka vërejtur shfrytëzimin e makinave zyrtare për qëllime të partive.
Në momentin kur përdoren mjetet e taksapaguesve kosovarë për interesa partiake, kemi të bëjmë më abuzim të buxhetit...

“Në momentin kur përdoren mjetet e taksapaguesve kosovarë për interesa partiake, kemi të bëjmë më abuzim të buxhetit dhe të taksës publike dhe është e ndaluar me legjislacion dhe ligjet në fuqi në Kosovë, që këto të përdoren për përfitimin e një subjekti të caktuar politik”,
thotë Kryeziu.

Por, ajo që është bërë temë debati nga partitë opozitare dhe njohës të çështjeve ekonomike është premtimi i Qeverisë në dorëheqje për rritje të pagave për mësimdhënësit parauniversitarë për 50 për qind.

Sipas tyre, buxheti i shtetit është shndërruar në mekanizëm elektoral.

Por, ministri në dorëheqje i Arsimit, Enver Hoxhaj, thekson se pagat e mësimdhënësve do të rriten nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe se ky proces nuk ka të bëjë asgjë me fushatë elektorale.
...unë ju siguroj juve që ky proces nuk lidhet me fushatën zgjedhore.

“Në kohën kur është formuar komisioni mes Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Sindikatës së Arsimit, ka qenë muaji korrik. Në atë kohë askush në Republikën e Kosovës nuk ka menduar se Kosova në fund të këtij viti, mund të ketë zgjedhje, askush nuk ka menduar se do të ketë fushatë zgjedhore. Prandaj, unë ju siguroj juve që ky proces nuk lidhet me fushatën zgjedhore”
, shpjegon Hoxhaj.

Në anën tjetër, Agim Shahini thotë se ende nuk është e qartë, se kjo rritje a është paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Nëse nuk është e paraparë një gjë e tillë më buxhet, kjo do t’i sjellë probleme të mëdha buxhetit dhe Qeverisë së ardhshme. Qeveria e ardhshme do të gjendet në një situatë jo të lakmueshme, sepse viti i ardhshëm mund të jetë një vit deficitar me të hyra, dhe kjo do të jetë e vështirë të realizohet. Megjithatë, fjala e kryeministrit duhet të respektohet varësisht nga qeveritë që do të vijnë”
, thekson Shahini.

Ndryshe, kriza institucionale dhe rënia e Qeverisë ka pamundësuar miratimin e buxhetit për vitin 2011.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG