Ndërlidhjet

Maqedoni: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme


Opozita në Maqedoni ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke e akuzuar qeverinë se ka dështuar që këtë vend ta afroj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Lideri i Pasrtisë Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski, tha se qeveria e Nikolla Gruevskit “nuk ka bërë progres në integrimet evro-atlantike”.

Ai këto komente i bëri mbrëmë para mijëra mbështetsëve të partisë së tij në qytetin e Shtipit.

“Regjimi po përpiqet ta lëvizë vendin jashtë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja”, tha zoti Cërvenkovski dhe shtoi se opozita synon mocion parlamentar për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e ardhshme të rregullta duhet të mbahen në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG