Ndërlidhjet

logo-print

A. Saudite: Mbreti shkon në SHBA për trajtim mjekësor


Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, është nisur sot për në Shtetet e Bashkuara, për trajtim mjekësor, pas disa problemeve me qarkullim të gjakut.

Agjencia saudite, SPA, raportoi se Mbreti Abdullah, që mendohet se i ka 87 vjet, formalisht ka kërkuar nga Trashëgimtari Princ Sulltani, që t’i udhëheq punët e eksportit të naftës gjatë mungesës së tij.

Sulltani, që është edhe ministër i mbrojtjes, mendohet se është në të tetëdhjetat.

Ai mbrëmë vonë ishte kthyer nga pushimi tre mujor në Marok.

Zyrtarët sauditë thonë se Sulltani ksishte punuar normalisht këtë vit, pas disa problemeve shëndetësore të paspecifikuara, por diplomatët theksojnë se ai ishte më pak aktiv në publik.

Stabiliteti politik i Arabisë Saudite paraqet shqetësim global.
XS
SM
MD
LG