Ndërlidhjet

Dodig: Bosnja “pakthyeshëm e ndarë”


Presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodig, thotë se ky vend është “pakthyeshëm i ndarë”, 15 vite pas arritjes së Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën përfundoi lufta ndërtetnike, në vitet e 90-ta,

Zoti Dodig i tha gazetës beogradase, Veçernje Novosti, se bashkësia ndërkombëtare “përfundimisht do të jetë e lodhur dhe do ta kuptoj se ata po përpiqen të bashkojnë diçka, që nuk mund të bashkohet”.

Marrëveshja e Dejtonit, e arritur në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, më 21 Nëntor 1995, e përfundoi luftën e viteve 1992-1995, ndërmjet kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës.

Kjo ndikoi që Bosnjë Hercegovina të ndahet në dy entitete: Federatën myslimano-kroate dhe Republikën Serbe, që janë të lidhura me institucione qendrore të dobëta, përdersia secili e ka qeverinë e vet.

Millorad Dodig e mori detyrën e presidentit të serbëve të Bosnjës, në fillim të këtij muaji. Më parë ai ishte kryeministër i Republikës Serbe.
XS
SM
MD
LG