Ndërlidhjet

Greqi: BE-ja ta paraqesë datën e hyrjes së Ballkanit


Bashkimi Evropian do të duhej që Ballkanit Perëndimor t’i paraqesë datën e synuar për pranim në bllok, në mënyrë që të forcohen reformat demokartike në rajon dhe të forcohet zgjerimi i Bashkimit Evropian, ka thënë sot ministri i jashtëm grek, Dimitris Droutsas.

Sipas tij, Bashkimi Evropian do të duhej ta kishte parasysh vitin 2018, si qëllim për vendet e Ballkanit, që shpresojnë të bëhen anëtarë, por vetëm vendet që janë plotësisht të gatshme, do të duhet të lejoheshin të hynin në BE.

Droutsas tha se gjatë presidencës së saj në vitin 2014, Greqia do të synoj arritjen e konsenzusit në mesin e vendeve anëtare të BE-së, për caktimin e një date të këtillë, për shtetet siç janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja.
XS
SM
MD
LG