Ndërlidhjet

WP: Politikës së jashtme të Obamës i duhet rifreskim


Barak Obama gjatë takimit për diskutimin e Marrëveshjes për reduktimin e armëve
Barak Obama gjatë takimit për diskutimin e Marrëveshjes për reduktimin e armëve
Në nëntorin e vitit 2010, administrata e Obamës një pjesë të madhe të angazhimit diplomatik dhe të kapitalit është duke ia kushtuar frenimit të ngritjes së vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, madje tash së fundi duke i ofruar qeverisë së djathtë në Tel-Aviv aeroplan lufte në vlerë 3 miliardë dollarë për këmbim të një moratoriumi 90 ditësh.

Ndërkohë, administrata ka shpenzuar kapital politik për të çuar përpara Marrëveshjen START për kontrollin e armëve me Rusinë, që e kundërshton Senati.

Shtrohet pyetja nëse ka ndryshuar ose jo diç në çerek shekullin e fundit? Në fakt ka ndryshuar çdo gjë, por nuk ka ndryshuar Barak Obama.

Lidhur me çështjen e Marrëveshjes START, rreziku i luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë është minimal dhe rrjedhimisht me ose pa Marrëveshje, arsenali i Rusisë sipas të gjitha gjasave me vite do të shkoj drejtë zvogëlimit.

Kërcënimi nga armët bërthamore tash vjen nga shtetet siç janë Koreja Veriore, Irani, Siria dhe nga organizatat terroriste. Obama beson se marrëveshjet Amerikë – Rusi do të çojnë drejtë kontrollit të këtij rreziku.

Kjo nuk do të thotë se marrëveshja START është me vlerë. Senati ka thënë se do ta aprovoj vetëm nëse sigurohet vazhdimësia e monitorimit të raketave ruse. A ia vlen të angazhosh nënpresidentin dhe sekretaren e shtetit në Kongres në një ofensivë lobimi.


E njëjta gjë mund të thuhet edhe për preokupimin e Obamës lidhur me frenimin e vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perendimor dhe Jerusalem. Çdokush jashtë Izraelit ndërtimin e vendbanimeve e sheh si kundërproduktive, që madje ka mbështetje të pakicës edhe brenda vetë Izraelit.

Pikërisht këtu qëndron esenca – sepse ëndrra për “Izraelin e Madh” ka vdekur para më shumë se 15 viteve. Madje edhe e djathta izraelite ka pranuar se shteti palestinez do të krijohet në Bregun Perëndimor. Vendbanimet janë bërë shfaqje e veçantë, sepse çështje e vërtetë është krijimi i shtetit palestinez në Lindjen e Mesme, ku kërcënimi më i madh nuk është Izraeli, por ekspansionizmi iranian. Dilemat tjera janë çfarë të bëhet me Hamasin, Hezbollahun dhe Iranin bërthamor? Këto çështje të hapura nuk kanë ekzistuar para 20 ose 30 vitesh dhe administrata e Obamës duket se nuk ka strategji për to.

Por, jo e gjithë politika e jashtme e administratës është anakronike. Vizitat e Obamës në Indi, Indonezi, Kore Jugore dhe Japoni kanë qenë në funksion të rindërtimit të ndikimit amerikan në Azi dhe të krijimit të aleancave me demokracitë e saj, si përgjigje Kinës në rritje.

Megjithatë, administratës aktuale amerikane i mungon një strategji e madhe ose strategët. Hartuesit e politikës së jashtme janë ish senatorët, juristët e Uashingtonit dhe staferët e Senatit. Atje nuk ka më një Henri Kisingjer, Zbignejv Bzhezhinski ose Kondoliza Rajs. (m.k)
XS
SM
MD
LG