Ndërlidhjet

Berisha: NATO-ja e vlerësoi Kosovën faktor paqeje në rajon


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në samitin e NATO-s në Lisbonë, është disktuar edhe për Kosovën, me ç’rast është vlerësuar se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

“Samiti shprehu vlerësim qartësisht pozitiv për Kosovën, forcat e saj të sigurisë, policinë e saj, duke dëshmuar se aleanca e konsideron Kosovën një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon”, tha sot Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai mëtutje deklaroi se në fjalimin e tij në samit, ka thënë se “Ballkani Perëndimor është biznes i papërfunduar për aleancën” dhe ka theksuar rëndësinë që vendet e Ballkanit kanë për NATO-n dhe faktin se NATO-ja është ende e nevojshme me praninë e saj në Kosovë.
XS
SM
MD
LG