Ndërlidhjet

Hungari: Shitja e së kaluarës komuniste ndihmon viktimat


Qeveria e Hungarisë thotë se do t’i shesë reliktet e periudhës komuniste për tubimin e fondeve për t’i ndihmuar njerëzit, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë dhe të mirat e tjera, gjatë rrjedhjes së materjes toksike.

Zyrtari i lartë, Bence Retvari, tha se ministria e drejtësisë shpreson të mbledhë mijëra dollarë nga shitja e qindra objekteve, siç janë shtatoret dhe pikturat e Leninit dhe të ish liderëve të tjerë komunistë, që ndodheshin të pluhurosura në kulme dhe në bodrume të ndërtesave të ministrive.

Ankandi do të mbahet më 8 dhjetor.

Nga rrjedhja e një sasie të madhe të materjes toksike nga një rezervoar i një fabrike të aluminit, 160 kilometra në perëndim të kryeqytetit Budapest, në fillim të muajit tetor të këtij viti, kanë humbur jetën dhjetë vetë, ndërsda qindra të tjerë kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

Kjo rrjedhje ishte vlerësuar si katastrofë ekologjike.
XS
SM
MD
LG