Ndërlidhjet

Manastir: U shënua 102 vjetori i Kongresit të Alfabetit


Në Manastir është shënuar 102 vjetori i Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, në një manifestim të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë.

Pjesmarrësit theksuan se “Kongresi i Manastirit” shënon një nga nga ngjarjet më të rëndësishme të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

“Jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por, në përgjithësi për të gjithë shqiptarët, Manastiri dhe vendi ku është mbajtur Kongresi, ku është sjell vendimi për alfabetin, të cilin ne sot e shfrytëzojmë është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh nga cilat vende vijnë”, ka deklaruar Muzafer Bislimi nga Instituti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Pjesëmarrësi e kësaj tribune, përfaqësues të qeverisë, gjuhëtarë dhe studiues vizituan shtëpinë e “Kongresit të Manastirit”.

Ndërkohë, me rastin e shënimit të përvjetorit të këtij kongresi të rëndësishëm, shqiptarët janë përshëndetur edhe nga ambasadori amerikan në Shkup, Philip Riker, i cili vizitoi Institutin për Trashëgimi Kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Ndërkaq, mesazhe urimi me rastin e festës përcollën edhe presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski.

Zëvndës kryeministri i Maqedonisë, Abylaqim Ademi, ka paralajmëruar se manifestimet, me mbështetjen e qeverisë, do të vazhdojnë deri më 28 Nëntor ditën e Flamurit.

Dita e Alfabetit shqip, 22 nëntori është festë kombëtare dhe ditë pushimi për shqiptarët e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG