Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Tre të akuzuar për vrasje i shmangen drejtësisë


Tre ish zyrtarë të lartë të Kirgizisë, të pandehur lidhur me rastet e vrasjes së protestuesve anti qeveritarë në muajin prill të këtij viti, janë larguar nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur procesit gjyqësor, i cili është në zhvillim e sipër.

Kundër ish presidentit Kurmanbek Bakijev, dhe disa ndihmësve të tij, po mbahet procesi gjyqësor me akuza se kanë dhënë urdhër për të hapur zjarr kundër demonstruesve, në muajin prill të këtij viti.

Afro 90 vetë janë vrarë dhe disa qindra protestues ishin plagosur gjatë përleshjeve, që çuan në përmbysjen e ish presidentit Bakiev.

Zoti Bakiev dhe pesë persona të tjerë, përfshirë vëllaun dhe djalim e tij të madh, po gjykohen në mungesë.

Një numër i 22 të akuzuarve po mbahen në arrest shtëpiak.

Një zyrtar i prokurorisë tha sot se ish prokurori i përgjithshëm i periudhës së Bakievit, ish shefi i tij i kabinetit dhe kreu i sektretariatit të tij, janë larguar nga shtëpitë e tyre, së bashku me familjet dhe kanë shkruar në drejtim të panjohur.

Procesi gjyqësor në Pallatin e sporteve në kryeqytetin Bishkek, është ndërprerë javën e kaluar, pasi disa familjarë të viktimave ishin vërsulur në të akuzuarit.
XS
SM
MD
LG