Ndërlidhjet

Kamboxhë: Nga rrëmuja – së paku 180 vetë humbën jetën


Policia e Kamboxhës thotë se së paku 180 vetë e kanë humbur jetën sot gjatë një rrëmuje në një festival në kryeqytetin Pnom Pen.

Autoritetet vlerësonin se afro 2 milionë njerëz do të ishin të pranishëm në Festivalin e Ujit.

Raportohet se makinat e ndihmës së parë ende po arrijnë në lumin Tonle Sap për t’i marrë të plagosurit.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Guvernatori i lagjes Daun Penh, Sok Sambath, tha se “kjo është tragjedia më e madhe që ndonjëherë e kemi parë”.
XS
SM
MD
LG