Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Marnjak u takua me ministrin Daçiq


Ministri i brendshëm e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe shefi i misionit të BE-së në Kosovë, Ksavije de Marnjak, janë angazhuar për përparimin e bashkëpunimit me qëllim të luftimit të kriminalitetit dhe ngritjes së nivelit të sigurisë së përgjithshme në Serbi dhe në Kosovë, ka njoftuar ministria e brendshme e Serbisë.

Në njoftim mëtutje thuhet se në takimin Daçiq – Marnjak, është konstatuar se ekziston bashkëpounimi, i cili në periudhën e ardhshme duhet të përparoj, veçanërisht kur bëhjet fjalë për detyrat policore.

Daçiq ka thënë se interes i Serbisë është që misioni EULEKS të jetë sa më i suksesshëm dhe të ndihmoj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar pozitivisht të gjitha aktivitetetet në luftimin e kriminalitetit.

Ai ka theksuar se krimi është i pranishëm në gjithë territorin e Kosovës, e jo vetëm në pjesën veriore të saj.

Shefi i misionit EULEKS, de Marnjak, e ka përshëndetur bashkëpunimin e deritashëm dhe ka paraqitur synhimin, që në periudhën e ardhshme, ky mision të jetë më i pranishëm në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo është vizita e parë e shefit të ri të misionit EULEKS në Beograd, gjatë së cilës thuhet se ai do të njihet me ministrat me të cilët bashkëpunon .

Zoti Marnjak sot arriti në vizitë dyditëshe në Beograd.
XS
SM
MD
LG