Ndërlidhjet

logo-print

350 të vdekur në Kamboxhia



Rreth 350 persona kanë vdekur dhe po kaq janë plagosur si pasojë e panikut gjatë festivalit të ujit në kryeqytetin e Kamboxhias.

Si pasojë e dëmtimit të disa personava nga rrëzimi i një ure të vogël njerëzit të përfshirë nga paniku filluan të largohen në mënyrë të pakontrolluar duke dëmtuar njëri-tjetrin.

Televizioni shtetëror raporton se së paku 240 nga viktimat janë gra. Kryeministri kamboxhian tha se kjo është tragjedia më e rëndë për këtë vend që nga koha e rrëzimit të regjimit të Pol Potit.
XS
SM
MD
LG