Ndërlidhjet

Penjani godet me artileri Korenë e Jugut



Goditjet e artilerisë së Koresë së Veriut kanë pasur si cak një zonë të populluar në një ishull që i takon Koresë së Jugut, njofton Seuli zyrtar. Trupat jugkoreane i janë kundërpërgjigjur zjarrit.

Ishulli gjendet në afërsi të kufirit të diskutueshëm mes dy koreve.

Mediat raportojnë se një ushtar jugkorean u vra e tre janë plagosur. Raportohet për dhjetra godina të dëmtuara.

Kina dhe Rusia janë shprehur të shqetësuara për shkëmbim-zjarrin dhe kanë tërhequr vërejtjen që të mos rriten tensionet.
XS
SM
MD
LG