Ndërlidhjet

logo-print

Kina kundër SHBA-së rreth Koresë së Veriut



Kina ka bërë thirrje për rifillim të shpejtë të bisedimeve gjashtëpalëshe me Korenë e Veriut rreth programeve bërthamore të Penjanit.

Ky qëndrim bie në kundërshtim me deklaratën e Stefan Bosuorthit, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut. Ai tha se tha se bisedimet nuk do të rifillojnë derisa Penjani punon për pasurimin e uraniumit. Bosuorth aktualisht gjendet në Pekin për të diskutuar programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Komentet vijnë pasi Korea e Veriut i tregoi një shkencëtari amerikan teknologjinë e sofistikuar bërthamore që zotëron për pasurimin e uraniumit. Sipas Koresë së Veriut ajo zotëron rreth 2000 centrifuga për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG