Ndërlidhjet

Sulmohet automjeti i EULEX-it, nuk ka viktima



Persona të panjohur kanë sulmuar një makinë të EULEX-it, derisa makina ishte në lëvizje, ka njoftuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.

Në makinë gjendej një punonjës i EULEX-it, për të cilin Krasniqi tha se ka shpëtuar pa lëndime.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke bërë hetime në vendin e ngjarjes, jo larg selisë qendrore të këtij misioni në Prishtinë.

Krasniqi nuk ka dhënë detaje se me çfarë është sulmuar makina.
XS
SM
MD
LG