Ndërlidhjet

"Harry Potter" i thyen rekordet



Filmi i fundit për djaloshin magjistar, Harry Potter, ka thyer pesë rekorde në Britaninë e Madhe.

Filmi më i ri “Harry Potter and the Deathly Hallows” tani mban rekordin për premierën më fitimprurëse gjatë tre ditëve të para dhe përfitimet më të mëdha nga biletat brenda një dite.

Filmi ka mbledhur 8,3 milionë funta gjatë fundjavës.

Të premten mblodhi 5,9 milion, të shtunën 6,6 ndërsa të dielën 5,7 milonë funta.

Rekordet e mëparshme mbaheshin nga filmat “Quantum of Solace” dhe “Harry Potter and the Goblet of Fire”.

XS
SM
MD
LG