Ndërlidhjet

Arrestohen 10 të dyshuar për terrorizëm në Evropë



Dhjetë persona të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në Belgjikë, Holandë e Gjermani. Autoritetet belge thanë se disa nga të arrestuarit dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Belgjikë.

Disa prej tyre dyshohet se rekrutonin për një organizatë terroriste çeçene.

Të arrestuarit janë shtetas belgë, holandezë, marokenë dhe rusë. Arrestimet ishin pjesë e hetimeve të një rrjeti ndërkombëtar terrorist.
XS
SM
MD
LG