Ndërlidhjet

logo-print

Sakashvili: Duam zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë



Presidenti Mihail Sakashvili tha se Gjeorgjia është e gatshme të heqë dorë nga forca dhe të bisedojë pa parakushte për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes territoriale me Rusinë.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, ai e ftoi Rusinë që “të mos i bllokojë diskutimet”.

Trupat ruse hynë në Gjeorgji në gusht, 2008 për t’i zbrapsur forcat gjeorgjiane, që synonin ta rikthenin nën kontroll rajonin separatist të Osetisë Jugore, dhe ende e mbajnë të pushtuar 20 përqind të territorit gjeorgjian.
XS
SM
MD
LG