Ndërlidhjet

logo-print

Irani lëshon fletëarrest për djalin e ish presidentit



Mediat shtetërore iraniane njoftuan se është lëshuar fletëarrest për djalin e ish presidentit, Akbar Hasheim Rafsanxhani, nën akuza për nxitje të trazirave pas zgjedhore.

Raportet citojnë zëvendës shefin e drejtësisë, Ebrahim Raisi, të ketë thënë Mehdi Hashemi "do të arrestohet sapo të kthehet në vend".

Hashemi ndodhet në Britani prej verës së vitit 2009.

Zgjedhjet presidenciale në qershor, 2009 bënë që aktivistët e opozitës të protestojnë në rrugë me pretendimin se zgjedhjet ishin të manipuluara.
XS
SM
MD
LG