Ndërlidhjet

Di Kaprio jep 1 milion dollarë t'i shpëtojë tigrat



Ylli i Holivudit, aktori Leonardo Di Kaprio, është zotuar të japë një milion dollarë për mbrojtjen e tigrave të egër.

Njoftimin e bëri Fondi Botëror i Kafshëve të Egra, në prag të ardhjes së Di Kaprios në Sant Petersburg, ku do të marrë pjesë në samitin mbi ruajtjen e tigrave të egër.

Samiti në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga 13 vende, synon ta dyfishojë numrin e këtyre kafshëve deri në vitin 2022.
XS
SM
MD
LG