Ndërlidhjet

logo-print

KB: Irani godet aktivistët për të drejtat e njeriut


Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësime për "shtypjen" e avokatëve dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në Iran.

Komisioneri i Lartë, Navi Pilari e nënvizoi rastin e avokatit Nasrin Sotoudeh, i cili disa javë është në grevë urie pasi u arrestua në 4 shtator.

Pilari tha se në shënjestër të trysnive janë edhe persona që kanë lidhje me laureaten e çmimit Nobel për paqe, Shirin Ebadi.

Ndër rastet tjera është përmendur ai i Sakine Mohamed Ashtiani, së cilës i është shtyrë ekzekutimi i dënimit me vdekje për shkak të protestave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG